Protesta kundër abuzimit seksual në Sarandë dhe Korçë

Protesta kundër abuzimit seksual në Sarandë dhe…

Me pankarta në duar dhe me thirrjet për barazi gjinore, qindra vajza dhe gra në Korçë dhe Sarnadë mbushën sheshet mesditën e së shtunës.

Në Korçë, kërkuan gjykim të rëndë për abuzuesit.

Por dhe reagim nga shoqëria, për ti parë djemtë dhe vajzat si të barabartë.

Në sarandë, prindër dhe mësues kërkuan krijimin e një  regjistri elektronik për të identifikuar abuzuesit.

Thirrjet për të denoncuar abuzuesit, ishin në qendër të manifestimit.

Për rreth 1 orë, vajzat dhe gratë marshuan në qendër të qyteteve, për tu solidarizuar me me viktimat e dhunës seksuale, e për ti treguar se ato nuk janë vetëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit