Protesta kundër HEC-it në Mirditë, arrestohet organizatori dhe tre persona

Protesta kundër HEC-it në Mirditë, arrestohet organizatori…

Një 48-vjeçar i identifikuar si Besnik Paci dhe tre persona të tjerë janë vënë në pranga nga policia në Mirditë pasi akuzohen se kanë marrë pjesë në protestën kundër ndërtimit të HEC-it dhe fabrikës së ujit në Thirrë dhe Sang të Mirditës.

Sipas njoftimit të policisë, 48-vjeçari Paci është organizatori i pritestës dhe bashkë me tre të tjerët me inicialet E. B., 22 vjeç, E. B., 21 vjeç dhe Ç. G.,22 vjeç, banues në Kosovë, kanë bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë si dhe kanë kundërshtuar forcat e policisë. Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 30 persona të tjerë.

Sipas policisë, në gjendje të lirë janë proceduar edhe 30 persona të tjerë, të cilët kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë.

Të arrestuarit do të akuzohen për veprat penale: për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Njoftimi i policisë: Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë, Mirditë, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të zhbllokuar qarkullimin e automjeteve.  

Materialet në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Një ditë më parë, banorët e zonës në fshatin Thirr të Mirditës dolën në protest kundër ndërtimit të një hidrocentrali dhe një fabrike uji. Ata akuzojnë shtetin për vjedhje të pasurisë së përbashkët dhe shprehen se kompania private e ndihmuar nga pushtetarët lokal ka shkelur ligjin. Sipas banorëve askush nuk është konsultuar me ta për këto ndërtime. Në mbështetje të banorëve ishin edhe deputetë e anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje nga Kosova. Protesta u shoqërua me përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit