Protesta kundër ndërtimit të HEC-it të Skavicës në Drinin e Zi/ Dëme për banorët e 32 fshatrave!

Protesta kundër ndërtimit të HEC-it të Skavicës…

Me pankarat në duar, “Po Dibrës, jo Skavicës”, shoqata për mbrojtjen e Luginës së Drinit të Zi dhe shumë qytetarë kanë vijuar protestën kundër ndërtimit të HEC-it të Skavicës. Protesta është mbajtur në në bulevardin ‘Elez Isufi’.

Në protestë morën pjesë qytetarë të shumtë, intelektualë, drejtues të shoqatave të tjera të cilët firmosën edhe një peticion që do t’i dërgohet qeverisë dhe Ambasadës së SHBA në Tiranë. Në fjalën e tij, kryetari i shoqatës për Mbrojtjen e Luginës së Drinit të Zi,

Nazmi Drizi thotë se nuk pranohet një vepër që do të mbysë Dibrën, të bëhet “pazar” në Kukës.

Nazmi Drizi kryetar i shoqatës “Drini i Zi”:

Më një tetor në Skavicë erdhi ministrja Balluku, e shoqëruar me ambasadoren amerikane Kim. Thanë që jemi në fazën e studimit. Si mund të jemi në fazën e studimit kur aty kanë nis punimet?

Projekti Skavica daton që në vitet 1970, pasi u konceptua si një digë që do të shërbente si rezervuar për ujin e Drinit të Zi, teksa më 5 korrik 2021 u nënshkrua kontrata midis Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare dhe kompanisë amerikane Bechtel, e shpallur fituese pa garë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit