Protesta kundër vaksinimit me detyrim: “Mos i vrisni fëmijët”

Protesta kundër vaksinimit me detyrim: “Mos i…

Ditën e sotme në orën 18:00 janë mbledhur disa qyetarë për të protestuat për të disatën herë kundër vaksinimit me detyrim. Ditën e sotme në media doli lajmi se studentët nuk do të lejohen të ndjekin mësimin në universitet nëse janë të pa vaksinuar duke eshtyrë dhe më tej vaksinimin me detyrim. I pranishëm ishte dhe avokati Altin Goxhaj, një nga zërat më aktive për këtë kauzë.

“A e di ti Edi Rama, se ata që bëjnë vaksina edhe mund të vdesin. Është shkelje e të drejtës kushtetuese vaksinimi i detyruar. Poshtë Edi Rama”, deklaroi Altin Goxhaj. Protestuesit kërkojnë që vaksina të jetë me dëshirë dhe jo e detyruar.

Këtu janë disa nga thirrjet e protestuesve:

-Kush vret fëmijët e pret plumbi.

-Komiteti i mashtrimit.

-Poshtë diktatura.

-Shqipëria shqiptarëve, vdekje tradhëtarëve.

-Trupi im zgjedhja ime

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit