Protesta masive për energjinë elektrike, qytetarët vënë me “shpatulla pas murit” qeverinë

Protesta masive për energjinë elektrike, qytetarët vënë…

Qyteti i Prishtinës është përfshirë nga protesta masive. Ato kundërshtojnë propozimin për shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike.

Me pankarta në duar ku shkruhej “Asnjë cent më shumë”, qytetarët marshuan në sheshet kryesore për t’u ndalur para ndërtesës së Qeverisë, nga ku edhe kundërshtuan propozimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tarifat e reja të energjisë.

“Po ballafaqohemi me shantazhin e Qeverisë për shtrenjtim të energjisë”, tha një nga organizatoret e protestës.


Qytetarët, me propozimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë u tha se po ia paguajnë energjinë edhe bizneseve dhe veriut.

“Në këto kushte, sipas propozimit të ZRRE-së, qytetarët e Kosovës, me një pagë minimale prej 180 eurosh dhe me një numër të madh të papunësisë do t’ua paguajnë faturën edhe bizneseve, plus veriut”, tha ajo.

Teksa e quajti të pakuptimtë propozimin e ZRRE-së, ajo kujtoi deklaratën e kryeministrit Kurti, i cili kishte thënë se në krizën aktuale, s’ka zgjidhje tjetër, “ose shtrenjtim, ose reduktime”.

“Me ose, ne duhet t’i themi atij ose neve, ose KEDS-in (Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë). Ne ia bëjmë me dije edhe kryeministrit”, tha ajo.

 Protesta u mbyll me paralajmërimin se “ne nuk do të ndalemi”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit