Protesta/ Maturantët hedhin vezë drejt godinës së MASR (Video)

Protesta/ Maturantët hedhin vezë drejt godinës së…

Maturantët të cilët po protestojnë kundër provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, kanë hedhur vezë drejt godinës së Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.

Ata janë shprehur të pakënaqur për nivelin e provimeve, ndaj edhe janë mbledhur para këtij institucioni, në pritje të një reagimi nga kjo e fundit.

Në pamje shihen edhe gjurmët e vezëve, ndërkohë që në sfond dëgjohen maturantët teksa brohorasin.

Ata kanë kërkuar rivlerësim të testit dhe uljen e kufirit për notën 9 dhe 10. Kujtojmë se maturantët kanë bllokuar edhe rrugën e Durrësit.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit