Qytetarët janë mbledhur sërish pasditen e sotme për të vijuar protestën e tyre, e cila ka mbërritur tashmë në ditën e 45-të të saj.
Pikënisja e tubimit ka qenë si zakonisht sheshi “Skënderbej”, ku pas grumbullimit fillestar, qytetarët kanë nisur marshimin drejt bulevardit kryesor për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë.
Protestuesit shprehen të vendosur për të mos u tërhequr deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa situata në bulevard po monitorohet nga forcat e rendit për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit.