Protesta në Ditën e Europës/ Policia shoqëron me dhunë mbi 15 qytetarë dhe aktivistë

Protesta në Ditën e Europës/ Policia shoqëron…

Në kuadër të Ditës së Europës dhe rrëzimit të fashizmit, Shoqëria Civile ka organizuar sot në Tiranë një protestë kundër diktatorës dhe ndryshimeve në Kodin Penal.

Por, ajo që ka ndodhur është se janë përballur me dhunë nga ana e policisë, e cila ende pa filluar mirë protesta ka shoqëruar një ndër aktivistët dhe zërat më të fortë të Shoqërisë Civile, Avokatin Altin Goxhaj. Po ashtu mësohet se janë shoqëruar edhe rreth 15 persona të tjerë, mes të cilëve edhe aktivisti Olivert Qazimi.

Protesta ishte paralajmëruar disa ditë më parë, ishte kërkuar edhe leja në polici dhe gjithçka ishte bërë sipas procedurave ligjore.

Por edhe pse po protestohej në mënyrë paqësore, sërish protestuesit janë përballur me dhunë nga ana e policisë dhe shoqërimë në komisariat./ cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit