Protesta në Greqi pas aksidentit tragjik, punëtorët e hekurudhave paralajmërojnë grevë

Protesta në Greqi pas aksidentit tragjik, punëtorët…

Qindra qytetarë dhe punëtorë të hekurudhave në Greqi kanë dalë në protestë pas aksidentit të trenave ku mbetën të vrarë 44 pasagjerë. Protestuesit u përleshën me policinë jashtë selisë së Hellenic Train në Athinë, kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e hekurudhave të Greqisë. Qindra qytetarë janë ngritur në protestë edhe në Selanik dhe qytetin e Larisës, pranë vendit ku ndodhi fatkeqësia mbrëmjen e së martës.

Anëtarët e sindikatës së hekurudhave kanë deklaruar s e sistemet e sigurisë nuk po funksiononin siç duhet, edhe pse ata kanë paralajmëruar diçka të tillë vazhdimisht. Punëtorët e hekurudhave po planifikojnë të bëjnë grevë të enjten, pasi shprehen se ky aksident ndodhi për shkak të neglizhencës së autoriteteve.

Dhimbja është kthyer në zemërim për dhjetëra kolegë dhe bashkëqytetarë të vdekur dhe të plagosur”, thuhet në një deklaratë të sindikatës së punëtorëve për të shpallur grevën. Mos respekti i treguar ndër vite nga qeveritë ndaj hekurudhave greke çoi në rezultatin tragjik”, kanë deklaruar ata.

Qeveria ka thënë se një hetim i pavarur do të japë drejtësi. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se “gabimi tragjik njerëzor” ishte fajtor për katastrofën. Ministri i Transportit Kostas Karamanlis dha dorëheqjen për katastrofën, duke thënë se do të merrte përgjegjësinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit