Protesta në Portin e Shëngjinit/ Punonjësit: Punojmë në kushte të rrëzikshme dhe nuk paguhemi

Protesta në Portin e Shëngjinit/ Punonjësit: Punojmë…

Vazhdon protesta nga punonjësit e Porti të Shëngjinit.  Ata tregojnë për mediat se janë rreth 117 punonjës të cilët nuk marrin pagat prej 3 muajsh, pas vështirësive financiare të cilat po përballet prej muajsh Drejtoria e Portit.  Kjo situatë është shkaktuar për shkak të keqmenaxhimit të drejtorëve, të cilët ndërrohen herë pas here.

Punonjësit  tregojnë se punojnë në mungesë të sigurisë, madje njëri e cilëson si minierë mbi tokë. Për këtë ata shprehen se është e turpshme të mos marrin as atë pagë minimale që iu takon.

 “Nuk ka më rroga, janë ndërruar 7 drejtorë. Ka një keqmenaxhim të portit, nuk kemi asnjë lloj vegle, punojmë pa masa sigurie, punojmë si mindere sipër toke.  Situata me pagën nuk është e mire, e kemi 2 mijë e 800 lek në ditë, dhe rrogat nuk na i japin. Punojmë pa kokore, pa këpucë pa rroba sigurie, thjesht punojmë. Nuk na flasin dhe nuk na marrin parasysh për asnjë gjë“, tha një protestues.

Problematike në port paraqitet edhe situata për punonjësit e zjarrfikëses. Ata shprehen se nuk kanë kushte pune, mjete për të punuar si dhe nuk marrin benefitet që iu takojnë.

Punonjësi: Dua t’ju raportoj specifikisht për raportin e zjarrfikëses të portit të Shëngjinit. Jemi i vetmi raport zjarrfikës pa status, që nuk marrim orë nate, uniformë pune, vjetërsi dhe ju garantoj se zjarrfikës ka 4 muaj pa marrë karburant për të bërë punën e vetë. Drejtuesi i ndërmarrjes e pengon me qëllim këtë gjë.

Punonjësit kanë protestuar lidhur me mos marrjen e pagës edhe në datën 21 mars, ku paralajmëruan bllokim të punës nëse nuk i jepej zgjidhje. Ata shprehet se në këto ditë janë paguar vetëm një pjesë, që kanë poste menaxhuese dhe drejtuese.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit