Protesta në Spanjë, pas deklaratës së kryeministrit për t’u dorëhequr

Protesta në Spanjë, pas deklaratës së kryeministrit…

Ndaj ndaj bashkëshortes së kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez është ngritur një hetim për korrupsion. Ai deklaroi se do të tërhiqej nga posti politik që mban. Ky vendim i tij ka bërë që shumë mbështetës të Sanchez të mobilizohen dhe mbushin rrugët e Madridit për t’i kërkuar kryeministrit të qëndrojë në detyrë.

Zëvendës kryeministrja e Spanjës, Maria Jesus Montero, u shpreh njëlloj si protestuesit, ajo mendon se Sanchez ka aftësi për të udhëhequr Spanjën: “Një mesazh që do të kalojë muret e kësaj dhome me njerëz dhe që do të reflektojë ndjenjat e miliona qytetarëve progresivë në këtë vend. Kryeministër, qëndro! Pedro, qëndro! Ne jemi me ty”, u shpreh ajo.

Sanchez pritet të njoftojë të hënën nëse vendos të japë dorëheqjen nga qeveria.

Në përgjigje të akuzës ndaj Sanchez, Partia Socialiste ka bërë thirrje për një komision për të shprehur mbështetjen për kryeministrin. Në një lëvizje të paprecedentë, takimi ishte i hapur, u regjistrua drejtpërdrejt dhe u transmetua përmes ekraneve të mëdha në rrugë.

“Ndaloni gënjeshtrat”, tha Montero, ndërsa shtoi se kryeministri dhe familja e tij po vuajnë “dhunë verbale” në një “fushatë të pistë kundër tyre”. Jashtë selisë së Partisë Socialiste, mijëra njerëz shprehën mbështetjen e tyre për Sanchez-in qindra udhëtuan nga i gjithë vendi drejt Madridit për t’iu bashkuar mobilizimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit