Protesta për dhunën në kopshtin "Stinët", prindërit të shqetësuar për fëmijët

Protesta për dhunën në kopshtin “Stinët”, prindërit…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në kopshtit ‘Stinët’ në Tiranë ku një fëmijë 3-vjeçar i është thyer këmba brenda këtij institucioni privat. Ngjarja vijon të jetë me mister, ndërsa është shoqëruar në polici Majlinda Dehima. Një protestë është zhvilluar gjatë pasdites të së martës përpara kopshtit në fjalë, ku është kërkuar që të zbardhet e plotë ngjarja e rëndë.

Një ndër pjesëmarrëset ishte edhe aktorja Ejlona Pitarka, e cila tha se prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm se ku i dërgojnë të vegjlit e tyre. Po ashtu ajo ka theksuar se është e çuditshme që një kopësht i palincesuar mbahet i hapur.

“Jam nënë e dy vajzave me shumë dhimbje e them se kam hequr dorë nga ky vend, nuk kam më besim në asnjë organ kompetent dhe asnjë institucion se do merren masa. Të gjithëve ne na kujtohet rasti i Brianit ku i shkreti për 3 dit u harrua kështu do të ndodhë edhe me vajzën 3-vjeçare nëse ne nuk ngrihemi në protestë. Ka disa raste të tilla që nuk janë marrë masa. Mund ti ndodhë kujtdo. Duhet të dalim të protestojnë. Jo vetëm për një rast të tillë. Prindërit të tregohen të kujdesshëm. Se di sesi mbajnë një kopësht të palicensuar”, tha aktorja.

Po ashtu një tjetër prind ka bërë apelin që kopshtet publike të bëhen me kamera dhe se ajo është e tmerruar nga rasti në fjalë.

“Jam prind i dy fëmijëve dhe kam qarë gjithë paraditen është e tmerrshme! Unë i kam çuar në shtet, por problemi qëndron se dhe shteti ka një numër të caktuar fëmijësh. Nuk është rasti i parë. Jam shumë e tmerruar”, tha një prind tjetër.


Gjithashtu një protestuese ka kërkuar të merren masa të rrepta, pasi sipas saj është e patolerueshme diçka e tillë.

“Te merren masa më të rrepta. Fatmirësisht nuk jam prindi. Ndihem shumë keq, do të reagoja shumë keq nëse do të isha prind, është një gjë që nuk tolerohet”, tha ajo.

Ngjarja vijon të mbulohet me mister. Ndërsa prindërit e vajzës në dëshminë e tyre kanë zbuluar se edukatorja i ka thënë se e mitura është pickuar nga diçka. Por vizita në spital, zbuloi se 3-vjeçarja kishte një thyerja të këmbës.


Policia zbuloi sot se ka shoqëruar edukatoren ndërsa janë pezulluar nga detyra 3 punonjës të policisë në komisariatin nr.1, për shkak se nuk hetuan plotësisht ngjarjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit