Protesta për rritjen e çmimit të gazit në Kazakistan, vriten dhjetëra protestues

Protesta për rritjen e çmimit të gazit…

Nga dje Kazakistani ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të protestave për rritjen e çmimit të gazit, teksa situata paraqitet mjaft e rënduar.

Në këtë shtet gjendja e jashtëzakonshme është shoqëruar me ndërprerje masive të internetit dhe valëve telefonike, teksa protestuesit u përpoqën të sulmonin ndërtesat qeveritare. Protesta mësohet se ka sjellë dhjetëra njerëz të vrarë dhe shumë të plagosur. Së fundmi mediat e huaja raportojnë se të paktën 12 policë janë vrarë, ndërsa njëri prej tyre u gjet me kokë të prerë.

Një aleancë ushtarake e udhëhequr nga Rusia po bën kërdinë në këtë shtet. Dhuna u ndez në qytetin kryesor të Kazakistanit, pasi Rusia nxitoi me parashutistë gjatë natës për të shuar një kryengritje mbarëkombëtare në ish-shtetin sovjetik, aleat i ngushtë me Moskën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit