Protesta për teatrin/ Kërcënohet regjisori Edmond Budina: T’i mbajnë për kryetarët e bashkive

Protesta për teatrin/ Kërcënohet regjisori Edmond Budina:…

Regjisori i njohur, Edmond Budina, ka marrë kërcënime së fundmi me qëllim për t’u tërhequr nga beteja për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Budina ka qenë ndër të parët që e ka mbështetur hapur kauzën dhe ju ka bërë thirrje qytetarëve për të mbrojtur me forcë teatrin, që kërcënohet më shumë se kurrë të shembet nga Bashkia e Tiranës.

Regjisori ka zbuluar se kërcënimet i ka marrë në rrjete sociale dhe se i kanë bërë me profile false me foton e Al Capone. Ai ka shtuar se me artistët nuk mundet të luajë askush dhe se gjithçka është në dorën e Bashkisë së Tiranës për mënyrën se si ata do të reagojnë.

“Keni dëgjuar gënjeshtra, që kryetari i bashkisë shpif dhe gënjen. Sot më kanë ardhur kërcënime nga njerëz anonim që në fotografinë e tyre kishin Al Capone. Këto kërcënime t’i mbajnë për veten e tyre dhe për kryetarët e bashkive. Ata janë me profile false. Me ne nuk do të luaj askush. Zjarri që do të ndezin ata, do të djegë shtëpitë e tyre. Thirrini mendjes, mos bëni marrëzira! Populli i Tiranës do të jetë atje. Ne jemi qytetarë të lirë që nuk bëjmë pjesë në asnjë pati politike. Në këtë rast nuk mbrohet as PD, as LSI, e as opozita. Por mbrohet dinjiteti i qytetarisë shqiptare. Tregimi i forcës prej tyre, tregon se jemi në shtet dhune. Gjithçka është në dorën e pushtetit. Ky është moment tepër i vështirë. Ne do të reagojmë sipas reagimit që do të bëjnë ata.”, është shprehur Budina. /Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit