Protesta për Teatrin/ “Në qoftë se kjo quhet demokraci, atëherë çfarë mund të themi për diktaturën?!”- Aktori Malkaj ironi për dronët

Protesta për Teatrin/ “Në qoftë se kjo…

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar ka nisur protesta e dytë kundër shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

Aktori i njohur Mehdi Malkaj shtroi një pyetje retorike në lidhje me qeverinë aktuale.

Ai recitoi edhe katër vargje të poemës së njohur të Naim Frashrit, “Ti Shqipëri më jep nder”.

Ai bëri edhe ironi për dronën e lëshuar në zonën e protestës.

Malkaj: Mos ua paçim kurrë këtë borxh. Teatri ishte i vetmi në Shqipëri. Kemi dhe teatro të tjerë, siç është Durrësi. Dua të përshëndes kolegët tanë në Kosovë. Dua të përshëndes Teatrin “Migjeni” në Shkodër, i vetmi në Shqipëri. Kemi edhe teatrot e tjerë se pse janë të urtë dhe të heshtur. Në qoftë se kjo quhet demokraci, atëherë çfarë mund të themi për diktaturën?!

Ti Shqipëri më jep nder

Më jep emrin shqiptar

Zemrën ti ma gatove

Plot me dëshirë e me zjarr

Këta dronët janë shtuar më shumë se dallëndyshet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit