Protesta/ Tensione tek Ministria e Arsimit, maturantët: Besa dil përjashta

Protesta/ Tensione tek Ministria e Arsimit, maturantët:…

Prej 2 orësh vijon protesta e maturantëve para Ministrisë së Arsimit. Ata kërkojnë me këmbëngulje takim e ministren e arsimit, Besa Shahini dhe s’kanë marrë ende asnjë përgjigje.

Ata kanë filluar të gjuajnë me vezë para Ministrisë së Arsimit. Situata është tensionuar dhe maturantët kanë pasur përplasje me policinë.

“Besa dil përjashta. Pse keni frikë. Hape derën. Duam mundësi për rivlerësimin e provimit, mosvlerësim për pyetjet jashtë programit. Ky provim na kushton shkollën”, -brohorasin maturantët para ministrisë.

Maturantët kërkojnë plotësimin e 3 kushteve, që përfshijnë rivlerësimin e provimeve dhe uljen e nivelit të vlerësimit dhe mosvlerësimin e pyetjeve jashtë programit. Sipas tyre provimi prej 12 faqesh dhe 60 pyetjesh, kishte pyetje jashtë programit, ishte shumë i vështirë dhe kishte pyetje absatrakte. Gjithashtu teza kishte edhe pyetje nga 3 muajt e fundit, kur mësimi është zhvilluar online, ndryshe nga si u tha fillimisht, që pyetjet e kësaj periudhe nuk do të përfshiheshin në provim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit