Protestat antiraciste po japin efekt të kundërt... kjo foto po bën xhiron e botës

Protestat antiraciste po japin efekt të kundërt……

“Prej ditësh e majta botërore dhe liberalët janë investuar që të ndezin protesta të dhunshme në të gjithë Perëndimin, duke parë se plani për Koronavirusin nuk dha rezultatin e pritshëm”. Ky është një perceptim që analistë të ndryshëm kanë dhënë ditët e fundit në mediat ndërkombëtare, por që në një pjesë të globit ato janë censuruar.

Protestat e fundjavës kundër racizmit të nxitura pas vrasjes së afroamerikanit Xhorxh Flloid nga policia në SHBA, u kthyen në përplasje të dhunshme në dy prej kryeqyteteve më të rëndësishme europiane, në Paris dhe Londër.

Në Paris, protestuesit u përplasën me policinë, e cila nuk i lejoi të marshonin në disa zona të caktuara nga frika se mund të dëmtonin bizneset.

Policia përdori gaz lotsjellës, kurse protestuesit nisën të hedhin gurë.

Përplasje të dhunshme pati mes policisë dhe protestuesve edhe në Londër. Por në kryeqytetin anglez pati edhe skena të shëmtuara.

Protestuesit kundër racizmit u përleshën edhe me përkrahës të ekstremit të djathtë, që kishin dalë në rrugë për të penguar dhunimin e statujave.

Në mesin e këtyre përleshjeve, një foto nga Londra u bë virale. Protestuesit e “Black Lives Matter” po dhunonin një prej përkrahësve të ekstremit të djathtë. Megjithatë një nga protestuesit me ngjyrë e mori të dhunuarin e bardhë dhe arriti ta nxirrte në një zonë të sigurt, larg përplasjes./Burimi: Daily Mail/

[ngg src=”galleries” ids=”6″ display=”basic_imagebrowser”]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit