Protestat| Banorët e Laprakës: Do të ketë gjakderdhje

Protestat| Banorët e Laprakës: Do të ketë…

Banorët e Laprakës kanë vijuar sërish me protestat e tyre. Ata kundërshtojnë shembjen e shtëpive të tyre të cilat sipas projektit, janë pengesë për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Protesta e tyre bëhet për faktin se ato nuk janë kontaktuar nga asnjë prej autoriteteve për të mundësuar nënshkrimin e një marrëveshje sa i përket dëmshpërblimit me vlerë tregu në mënyrë që asnjë prej familjeve të mos mbetet pa shtëpi.

Banorët thonë se janë rreth 700 banesa të cilat janë projektuar për t’u shembur.

Nuk munguan pakënaqësitë politike.

Banori i zonës“Ku je o ti bukurosh i lëvizjes Mjaft, ti ke pas qëllim për të rrjepur popullin , prandaj të mori ky i gjati të futi, ndaj krijove “99” hajde jepu përgjigje banorëve mos e lër për ditën e fundit sepse do të keni probleme të tjera, ne nuk do të pyesim pastaj për Kushtetutën. Kemi 30 vite që banojmë këtu dhe paguajmë taksën dhe sot vini ju se thoni që shtëpinë e keni me letra. Pse nuk erdhi qeveria që të na thoshte mos ndërto, ju nuk keni të drejtë, ejani ulemi dhe diskutojmë kemi 5 muaj s’di ku jemi. Vendosni dëmshpërblimet, jepni lekët popullit shqiptar. Nuk ka opozitë. Rama e ka blerë Lulzim Balluken, ai ka vlera falre ka halle si të bëjë vila, Ore lulzim dil pse nuk flet për këtë popull si i bërë 4 vila që rri në opoiztë, je bashkëpunotor me Edi Ramën. Shkove i ke prerë në besë edhe ata të Astirit, ne nuk duam gjakderdhje por nëse nuk na jepet zgjidhje do të bëjmë gjakderdhje”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit