Protestat bëjnë efekt, hiqet vaksinimi me detyrim për studentët, zbulohet si do të hyjnë në universitet

Protestat bëjnë efekt, hiqet vaksinimi me detyrim…

Dy javë nga nisja e vitit të ri akademik, mbajtja e maskës është i vetmi kusht që studentët të mund të ndjekin fizikisht procesin mësimor në auditore. Studentët po hyjnë në universitete edhe pa pasur certifikatë vaksinimi apo të tjera dokumente që vërtetojë që nuk janë të infektuar.

Shumë zhurmë për asgjë, thonë studentët, mbi qëndrimet e institucioneve të shëndetësisë, apo politikës lidhur me detyrimin për të qenë të vaksinuar për të mundur të ndjekur procesin fizik mësimor në auditorë.

Kundërshtive të studentëve duket se u janë dorëzuar edhe rektorët e universiteteve. Në mbledhjen e fundit të zhvilluar të premten, Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha tha se pasja e një certifikate vaksinimi apo të tjera dokumenteve që konfirmojnë mosinfektimin nga Covid-19 nuk janë kusht detyrues për praninë fizike të studentëve në auditorë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit