Protestat e “1 Majit” në Francë/ Mbi 100 oficerë të plagosur dhe 291 të arrestuar

Protestat e “1 Majit” në Francë/ Mbi…

Është rënduar bilanci i të plagosurve nga protestat në Francë për “1 Majin”. Mësohet se, mbi 108 efektivë policie janë plagosur në përleshjet më protestuesit kundër reformave për pensione.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, i cili tha se një numër kaq i madh i të plagosurve nga ana e policisë është një gjë jashtëzakonisht e rrallë. Ai gjithashtu bëri të ditur se 291 persona ishin arrestuar gjatë trazirave.

Në DitënNdërkombëtare të Punëtorëve morën pjesë në demonstrata qindra mijëra njerëz morën kundër presidentit Emmanuel Macron.

Shumica ishin paqësore, por grupet radikale hodhën bomba me benzinë dhe fishekzjarrë. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë. Përplasjet mes tyre vazhduan deri vonë dhe kjo ka shkaktuar shumë trazira në disa qytete.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit