Protestat e dhunshme në Liban, kryeministri premton dorëheqjen. Gati zgjedhjet e parakohshme

Protestat e dhunshme në Liban, kryeministri premton…

Kryeministri i Libanit, Hassan Diab është shprehur se zgjidhja e vetme që të shpëtojë vendin, është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

Këtë njoftim ai e bëri pas protestave të shumta të popullit, dhe përleshejeve të forcave të sigurisë me ta.

Zemërimi është i madh pas shpërthimit në Beirut disa ditë më parë.

Nëpërmjet një fjalimi në televizion, ai premtoi zgjedhje të parakohshme, si mënyrë për të shpëtuar vendin.

 ‘Jemi në një gjendje të jashtëzakonshme, dhe jo vetëm për shkak të katastrofës dhe trajtimit të saj. Gjendja e jashtzakonëshme është e lidhur me rrugën dhe të ardhmen e këtij vendi. Do të donim që të gjitha partitë politike të bien dakord për periudhën e ardhshme. Jam gati të mbaj përgjegjësinë për dy muaj deri sa të arrijmë një marrëveshje. Të hënën në mbledhjen e kabinetit do të sugjeroj një projektligj për zgjedhje të parakohëshme’ – u shpreh ai.

Gati 10 mijë persona pushtuan rrugët për të protestuar nga mënyra e qeverisjes. Madje, edhe të shtënua u dëgjuan gjatë protestave.

Një polic u vra në përleshje me demonstruesit, njoftoi një zëdhënës i policisë.

/Gazetaadheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit