Protestat e dhunshme ‘ngrejnë në këmbë’ Athinën, plagosen 4 oficerë policie

Protestat e dhunshme ‘ngrejnë në këmbë’ Athinën,…

Një protestë e dhunshme shpërtheu mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin grek, ku kanë mbetur të plagosur 4 oficerë policie dhe disa protestues

Protestat u nxitën pas një video të transmetuar gjerësisht në rrjetet sociale por edhe televizion, ku një qytetar shfaqet i shtrirë në tokë, i rrahur gati për vdekje nga policia të dielën në mbrëmje.

Videoja nxiti më shumë 5 mijë vetë të dalin në protestë në rrugët e Athinës, shumë prej tyre me pankarta në duar e me thirrjet: “Larg policia nga lagjet tona”

Policia tentoi të shpërndajë protestuesit me gaz lotsjellës ndërsa këta të fundit u kundërpërgjigjën duke hedhur bomba molotov dhe gurë ndaj tyre ndërsa i vunë zjarrin edhe koshave të plehrave.

Nga përplasjet, 4 policë mbetën të lënduar ndërsa 10 qytetarë u arrestuan. Në një dalje përpara mediave, në reagim për protestat, kryeministri Mitcotakis tha se dhuna në Athinë duhet të marrë fund.

Ai i bëri thirrje të rinjve grekë që të ndërtojnë dhe jo të shkatërrojnë vendin e tyre dhe se protestat e dhunshme nuk e cojnë vendin asgjëkundi.

Një oficer i policisë greke është lënduar rëndë nga protestuesit, I cili aktualisht është jasht rrezikut për jetën.

Një polic 24-vjeçar u plagos rëndë gjatë protestave të dhunshme në Nea Smyrni të martën pasdite.

Pamjet e rrahjes brutale ndaj oficerit janë të rënda, pasi i riu është qëlluar në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, ndërsa ai vetë ka thënë: “Jam mirë do të duroj”, shkruan Protothema.

24-vjeçari është me origjinë nga Serres dhe po merr trajtim mjekësor në spitalin Ushtarak 401, shkruajnë mediat greke, duke theksuar se është në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Mbrëmjen e djeshme Athina është përfshirë nga protesta të dhunshme. Marshimi ka nisur në Nea Smyrni, si revoltë kundër dhunës policore, ndërsa përplasjet fizike kanë qenë të forta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit