Protestat masive në SHBA, gazetari: Po përdoren politikisht nga të majtët për të dëbuar Trump

Protestat masive në SHBA, gazetari: Po përdoren…

Ajo që filloi një protestë kundër racizmit, pas vrasjes nga policia të Geroge Floyd, një afro-amerikan, po kthehet tashmë në një protestë për largimin e Donald Trump.

Gazetari Robert Papa, i cili jeton në Amerikë, në një shkrim në mediat sociale nënvizon faktin se protestat tashmë po përdoren politikisht. Papa shkruan se Trump, mund të largohet me votë dhe jo me djegie, vjedhje apo duke shkatërruar rendin.

“Protestat perdoren politikisht. NYPD do shkurtoje 1 miliarde$ nga buxheti. LAPD do të shkurtojë 150 milion$. Te privilegjuarit perdorin te deshperuarit. Defund Police levizja e rrezikshme. Policia si institucion ka aproviminin e 53% te amerikaneve. Me shume se institucioneve Fetare, Bankat dhe kongresi.

Edhe trajtimi i viktimes si hero apo justifikimi i vjedhjeve dhe djegieve nga kanali ultra i majtë CNN, ka goditur arsyen duke kaluar ne histeri per largimin e Trump. Edhe pse ai flet pa kontroll ose reagon pa fjalor politikisht korrekt, mbetet president.

Mund te largohet me vote por jo me djegie, vjedhje dhe duke shkaterruar rendin. Liri pa rend eshte kaos por rend pa liri…edhe me keq. Republikanet para nje obligimi historik, nese e majta me defund police…do shkaterroje nje institucion si Policia.

Vakumi merret nga krimi… Imagjinoni Bagdatin, Libine, taktikisht policia po terhiqet duke lene protestat kudo. Rastesisht nuk po djegin, nuk po vjedhin. Ideja se jane protesta kunder racizmit ose nuk kane organizim nga te pushtetshmit e privilegjuar, bie kur shikon edhe shfaqje ne Bundeslige. Lobet qe duan te debojne Trump jane aktive. Ai largohet me vote! Vjedhjet, djegiet apo heronjte e sajuar si gjithmone, la mundesi te kthehen ne boomerang.”- shkruan gazetari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit