Protestat në Bjellorusi/ Vazhdon përplasja e forcave pôlicore me njerëzit

Protestat në Bjellorusi/ Vazhdon përplasja e forcave…

Vazhdojnë protestat për të pestën natë radhazi në kryeqytetin Bjellorus dhe në qytete të tjera, duke akuzuar manipulimin e zgjedhjeve presidenciale nga ana e presidentit Lukashenko.

Në pjesë të ndryshme të Minsk u krijuan zinxhirë të gjatë njerëzish, autoritetet janë përgjigjur me një nivel brùtaliteti të jashtëzakonshëm.

Pôlicia ka shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës, granata, topa uji, plùmba gome dhe i ka rràhur rëndë me shkurre.

Kurse protestuesit e arréstuar dhe të mbajtur në një qendër famëkeqe bùrgimi në Bjellorusi janë tôrturuar në mënyrë brùtale.

Amnesty International tha se të brgosurit kanë dhënë detaje hôrror nga dhuna e ushtruar mbi ta.

Mediat flasin se mes viktimave të dhunës,  ka edhe adoleshentë.

Prôtestuesit kanë dalë në rrugë që nga zgjedhjet e ditës së diel.

Ata kundërshtojnë rezultatin që e shpalli sërish fitues presidentin Aleksandër Lukashenko.

Ministrat e Jashtëm të BE pritet të mblidhen që të vendosin për sanksione ndaj Bjellorusisë.

Minsku ka premtuar se do të lirojë 6700 të arréstuarit.

Lukashenko shpalli fitoren e thellë, por mbështetësit e opozitës thonë se fituese ka dalë kandidatja e tyre, Svetlana Tikhanovskaya.

BE dhe SHBA i kanë dënuar zgjedhjet si as të lira dhe as të ndershme.

Fotografia e Mikelë Hidë

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit