Protestat në Iran/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë, raportohet për viktima

Protestat në Iran/ Përleshje mes protestuesve dhe…

Protestuesit në Iran u përballën me forcat e sigurisë të premten në qytetin juglindor të Zahedani. Pas disa javësh trazirash dhe demonstratash të nxitura nga vdekja e një gruaje të arrestuar nga policia morale e vendit, vazhdon të rritet bilanci i viktimave.

Fillimisht protestat nisën pas akuzave për përdhunimin e një vajze nga një oficer policie. Zahedani është bërë rajoni më vdekjeprurës i trazirave pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini.

Protestat mbarëkombëtare janë shtrirë në të gjithë Iranin, në mbi 125 qytete.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit