Protestat në Rusi, gjykata dënon kreun e opozitës Alexei Navalny

Protestat në Rusi, gjykata dënon kreun e…

Kreu i opozitës ruse, Alexei Navalny është dënuar ditën e sotme me 3.6 vite burg.

Navalny deklaroi ditën e sotme se Rusia po përpiqej ta dënonte për një ngjarje të vitit 2014, për të cilën Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut vendosi se ai ishte i pastër.

Ai për më tepër tha se Presidenti rus, Vladimir Putin do të mbahet mend në histori si një helmues dhe jo si një shtetar, raporton “The Washington Post”.

Ne e dimë kush e bëri atë. Ne e dimë pse po ndodh kjo, ” tha ai duke iu referuar Putinit.

Sipas Navalny-t, autoritetet ruse donin ta burgosnin sepse ai mbijetoi një sulmi helmimi në gusht. “Dikush nuk donte që unë të bëja një hap të vetëm në territorin e Rusisë dhe ne e dimë pse. Arsyeja është frika e burrit në bunker, ” tha ai, duke iu referuar Putinit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit