Protestat në Serbi: Policia përdor dhunë ndaj protestuesve të opozitës

Protestat në Serbi: Policia përdor dhunë ndaj…

Mijëra qytetarë dhe mbështetës së opozitës serbe protestuan mbrëmjen e së dielës në Beograd, pasi nuk janë dakord me rezultatin e zgjedhjeve të parakoshme parlamentare të zhvilluara në 17 Dhjetor. Ata kërkuan të hyjnë me forcë në Bashkinë e Beogradit por ndaj tyre është përdorur gaz lotsjellës dhe dhunë.

Reagime ka pasur edhe nga faktorët ndërkombëtarë ku misioni i OSBE dhe vëzhguesit ndërkombëtarë të ODIHR në raportin paraprak për zgjedhjet në serbi kanë cituar se partia në pushtet e Presidentit Aleksandër Vuçiç ka pasur avantazh ndaj opozitës në hapësirat e dhëna në organizimin e zgjedhjeve.

Nga ana tjetër Aleksandër Vuçiç ka pretenduar se numri i protestuesve dhe mbështetësve të opozitës ka qenë shumë i vogël, teksa kjo ka qenë protesta e shtatë e opozitës dhe mbështetësve të saj. Sipas raportimeve të policisë janë arrestuar 35 protestues ku sipas pretendimeve të policisë, protestuesit kanë përdorur dhunë fizike dhe kanë thyer xhamat e dritareve të Bashkisë së Beogradit. Vuçiç i quajti demonstruesit banditë të cilët nuk do të kenë sukses në destabilizimin e shtetit.

Pesë udhëheqës të opozitës janë futur në grevë urie, pasi koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” paraqiti prova për manipulimin e zgjedhjeve në Komisionin e Zgjedhjeve në Serbi. Opozita prej ditësh proteston për shkak të pretendimeve se i është rrëmbyer fitorja për pushtetin lokal në Beograd.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit