Protestat në SHBA, Trump: Prisja më shumë popull në rrugë

Protestat në SHBA, Trump: Prisja më shumë…

Reagon për herë të parë presidenti amerikan, Donald Trump në lidhje me protestat që po mbahen, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por në mbarë botën.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, kreu i Shtëpisë së Bardhë, i cili e ka blinduar atë me forca të shumta policore shkruan: “Ligj dhe Rregull” në përgjigje të turmës që nuk është dakord me përdorimin e dhunës nga uniformat blu”.

Madje ai shkon me tej duke shtuar mërinë e protestuesve kur shkruan se “Turma është shumë më e vogël nga ajo që parashikohej në Washington”.

Trump falënderoi edhe një herë Rojën Kombëtare, Shërbimet Sekrete dhe Policinë e rajonit të Colombia për punën e tyre fantastike sikurse e cilëson presidenti.

Mediat amerikane, ndërkohë publikuan të dhëna ditën e sotme sipas të cilave Trump ka kërkuar nxjerrjen e 10 mijë ushtarëve në rrugë për të shpërndarë turmat protestuese, por sipas të njëjtave media, kjo kërkesë e tij është kundërshtuar nga sekretari për Mbrojtjen, Mark Esper dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Mark Milley.

/Boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit