Protestat për George Floyd, Trump qorton guvernatorët: Jeni idiotë nëse nuk i arrestoni dhe nuk i lini në burg

Protestat për George Floyd, Trump qorton guvernatorët:…

Në 24 orët e fundit në SHBA gjatë protestave të dhunshme kanë ndërruar jetë 3 persona, 2 në Davenport, (Iowa) dhe një në Louisville (Kentucky).

Sipas deklaratave të policisë protestuesit janë vrarë nga agjentët që i janë përgjigjur zjarrit të tyre. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur dhe një agjent policie. Sipas Cnn deri tani janë arrestuar rreth 4 mijë persona.

Presidenti i SHBA-së nuk ka kursyer as sulmet për guvernatorët amerikanë gjatë një video konferencë dedikuar protestave për George Floyd.

“Jeni idiota’ nëse nuk arrestoni protestuesit dhe nuk i lini në burg për një kohë të gjatë”- ka thënë presidenti Donald Trump.

“Duhet t’i dominoni, nëse jo humbni kohën tuaj kot dhe protestuesitata do t’ju mposhtin dhe do t’ju bëjnë të dukeni si idiotë,” thotë Trump sipas raporteve nga New York Times.

Trazirat në të gjithë Amerikën kanë pasuar protestat përgjithësisht paqësore pas vdekjes në Mineapolis të 46-vjeçarit George Floyd, afrikano-amerikanit që humbi jetën, pasi një oficer policie i bardhë e kishte vënë poshtë, duke i mbajtur gjurin mbi qafë për më shumë se tetë minuta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit