Protestat për vdekjen e 46-vjeçarit me ngjyrë/Kina sulmon SHBA-në: Racizmi, një sëmundje kronike amerikane

Protestat për vdekjen e 46-vjeçarit me ngjyrë/Kina…

Kina sulmon Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e përkufizon racizmin si “një sëmundje kronike të shoqërisë amerikane”.

“Trazirat që po ndodhin ditët e fundit në SHBA tregojnë “seriozitetin e problemit të racizmit dhe dhunës policore në SHBA.”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Zhao Lijian.

Kujtojmë prej disa ditësh në shtete të ndryshme në SHBA qindra njerëz protestojnë rrugëve për vdekjen e George Floyd, një njeri me ngjyrë, 46 vjeç, i cili ndërroi jetë duke kërkuar ndihmë, teksa një oficer policie e shtriu në tokë dhe i bllokoi frymëmarrjen duke i vendosur gjurin në qafë.

Në fundjavë policia amerikanë arrestoi 2.564 në 20 shtetë në SHBA sipas Washington Post. Ndërsa në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 protestues, të cilët janë qëlluar nga policia pasi sipas këtyre të fudnit ata kanë hapur zjarr të parët.
/Balkanweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit