Protestë, banorët e Laprakës bllokojnë rrugët kryesore: Na mbajtën të fshehtë projektin e Unazës

Protestë, banorët e Laprakës bllokojnë rrugët kryesore:…

Banorët e zonës së Laprakës në kryeqytet janë ngritur në protestë në shenjë proteste kundër qeverisë për shkak se i kanë mbajtur sekret projektin e Unazës. Banorët kanë bllokuar rrugët kryesore.

Për të 6-shtën ditë radhazi, banorët e Laprakës kanë bllokuar dy rrugët kryesore të lagjes. Banorët e dalë në protestë, deklaruan se rastësisht janë njohur dy javë me pare me projektin e rrugës.

Sipas banorëve, projekti i lotit të Unazës prek 700 shtëpi banimi me mbi 1 mijë familje. Banorët thanë se do të përshkallëzojnë protestën nga nesër, nëse qeveria nuk ulet në bisedime për të zgjidhur çështjet e strehimit të mbi 1000 familjeve që m eten pa strehë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit