Protestë edhe në Prishtinë për Teatrin Kombëtar

Protestë edhe në Prishtinë për Teatrin Kombëtar

Në orën 17:00 sot do të mbahet protestë në Prishtinë.Si shkak i rrënimit të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, është paralajmëruar protestë simbolike, nën sloganin #meteatrin.Ky është paralajmërimi i plotë:
‘Aksion simbolik në solidaritet #MeTeatrin
Vendi: Teatri Kombëtar, Prishtinë. Data: 17 maj 2020 – Ora: 17:00 Qeveria e Shqipërisë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, në një akt të paprecedent, sot herët në mëngjes ka shembur godinën historike të Teatrit Kombëtar Shqiptar. Aksioni banditesk është shoqëruar me dhunë ndaj artistëve dhe aktivistëve qe po e mbronin teatrin tash e gati 3 vite. Me dhjetëra aktivistë e artistë janë arrestuar dhe dërguar në stacion policor në orët e hershme të mëngjesit, duke përfshi këtu edhe gazetarë. Në mars 2020, ndërtesa e Teatrit Kombëtar të Tiranës u listua ndër shtatë objektet më të rrezikuara në Evropë nga Europa Nostra – një ndër organizatat më të mëdha për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Evropë.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrë protestë sot në Tiranë dhe me qindra qytetarë tashmë janë mbledhur në zonën rreth Teatrit.Në shenjë solidariteti me përpjekjen e tyre gati tre vjeçare, sot në ora 17:00 do të mblidhemi para Teatrit Kombëtar të Kosovës, për të shprehur indinjatën tonë me këtë arrogancë të pashoqe dhe kundërshtimin tonë ndaj këtij veprimi të Qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Tiranës.‘

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit