Protestë kundër rritjes së çmimit të bukës, aktori imiton Ramën: Nuk hamë të gjithë tek Nusreti

Protestë kundër rritjes së çmimit të bukës,…

Qytetarët e Tiranës janë ngritur në protestë kundër rritjes së çmimit të bukës, të energjisë dhe të karburantit.

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj iu bashkua protestës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ përballë Kryeministrisë.

Ai theksoi se në këtë bulevard duhet të ishin më shumë qytetarë.

“Jemi të gjithë këtu për atë pabarazi. Kur është qeveria këtu? Jemi për të gjithë ata qytetarë që nuk kanë mundësi që të rrisin fëmijët. Bravo të gjithëve që jeni këtu. Dhe më shumë duhet të jemi. Nuk hamë të gjithë te Nusreti”, tha Binaj, ndërkohë që në dorë mbante një pankartë me mbishkrimin ‘Nusr-Edi jetesa’, shoqëruar me një fotomontazh ku shihej kryeministri Rama, të cilin e imiton shpesh herë në rolet e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit