Protestë me perime falas qytetarët, fermerët dalin me arka në rrugë

Protestë me perime falas qytetarët, fermerët dalin…

Fermerët e Myzeqesë protestuan të hënën duke dhënë ushqime falas për qytatarët e Lusnjes. Kjo u bë në formë proteste teksa marshonin në rrugë për të kërkuar ndryshime të paketës fiskale për bujqësinë për vitin e ardhshëm.

Dhjetra fermerë të zonës marshuan nga bulevardi kryesor i qytetit drejt bashkisë me pankarta “pa fermerët s’ka ushqim” dhe thirrje për qeverinë që të plotësojë kërkesat e tyre.

Ata lanë gjithashtu arka me domate, kastravecë dhe specë në rrugë nën shënimin “dhuratë nga fermerët dhe ekspotuesit për qytetarët e Lushnjes. Produkte për eksport”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit