Protestë në Tel Aviv, izraelitët kërkojnë dorëheqjen e Netanyahut

Protestë në Tel Aviv, izraelitët kërkojnë dorëheqjen…

Protestues nga grupe dhe organizata të ndryshme u mblodhën në sheshin Habima në Tel Aviv në një demonstratë antiqeveritare, mbrëmjen e kësaj të shtune. Protestuesit mbanin tabela që denoncojnë dështimin e qeverisë së së Izraelit në lidhje me sulmin e Hamasit më 7 tetor dhe bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Mes tyre janë anëtarë të Frontit Rozë, një grup protestuesish kundër Netanyahut i krijuar në vitin 2020.

Që pas nisjes së sulmeve në Gaza, mbështetja ndaj Netanyahut ka rënë ndjeshëm. Prej muajsh, izraelitët po kërkojnë largimin e tij, ndërsa pak kohë më parë u ngrit edhe një mocion mosbesimi ndaj Netanyahut.

Ndërkohë që së fundmi, SHBA, Kanadaja, Australia dhe Italia kanë vendosur të pezullojnë fondet për agjencinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinez, UNRWA pasi dyshohet se disa punonjës të agjencisë janë  përfshirë në sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit