Protestë në Tiranë, organizatori: Gylenistët kanë pushtuar KMSH-në, heshtin për viktimat palestinezë

Protestë në Tiranë, organizatori: Gylenistët kanë pushtuar…

Protestë në Tiranë, organizatori: Gylenistët kanë pushtuar KMSH-në, heshtin për viktimat palestinezë

Lufta në Lindjen e Mesme mes Izraelit është kthyer në vëmendjen e të gjithëve, për shkak se në rripin e Gazës po bëhet masakër ndaj civilëve, dhe kjo gjë ka shkaktuar zemërim edhe në vendin tonë.

Për këtë arsye është mbajtur edhe një protestë gjatë ditës së djelë në Tiranë. Qindra qytetarë të besim mysliman dhe pjesëtarë të shoqërisë civile u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për të kërkuar ndalimin e bombardimeve të Izraelit dhe reagimin e komunitetit ndërkombëtar për vendosjen e menjëhershme të armëpushimit.

Por ajo që i habiti të gjithë është fjalimi i organizatorit të kësaj proteste Floriar Arapit, i cili nuk i kurseu akuzat e forta ndaj Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Ai i quan ata terroristë gylenist dhe veprojnë me dy standarde.

“Vazhdojmë të dënojmë heshtjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ndaj masakrave që ndodhin në Gaza. Terroristët gylenistë që kanë pushtuar Komunitetit Mysliman të Shqipërisë sillen me dy standarte”, tha ai.

Po ashtu Arapi nuk i ndali sulmet dhe tha se në kohën kur 250 u vranë, Myftiu i Tiranës Lauren Lulit, darkonte ambasadorin izraelit. Arapi thekson ky veprim i myftiut shkaktoi zemërim dhe u kërkua dorëheqja e myftiut, por sipas tij, klerikun e mbrojtën miqtë e tij.

“Kur janë me besimtarët ata u thonë se u vjen keq dhe janë me ta, u thonë se u vjen keq për popullin palestinez. Po kur vjen puna për të mbajtur qëndrime publike, ata nuk I dënojnë këto masakra. Madje përpara dy vitesh, kur në nëj sulm u vranë më shumë se 250 palestinezë, Myftiu i Tiranës darkonte në një iftar të shtruar nga Ambasadori i Izraelit dhe me heshtjen e tij dhe praninë e tij miratonte krimet që ndodhte aty. Kjo shkaktoi zemërim atëhere, dhe më shumë se 100 hoxhallarë kërkuan dorëheqjen e Lauren Lulit, pork jo kërkesë u la në heshtje nga bashkëpuntorët e tij gylenistë”, shtoi Arapi.

Gjithashtu ai ka kërkuar edhe dorëheqjen e myftiut dhe largimin e “gylenistëve” nga Komiteti Mysliman i Shqipërisë. “I kërkojmë gylenistëve të largohen një orë e më parë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”, përfundoi ai.

Kujtojmë që këtë vit janë zgjedhjet për kreun e KMSH, ku pritet të shihet sesa ndikim të jashtëm do të ketë zgjedhja e drejtuesit në këtë institucion fetar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit