Banorët e disa fshatrave të zonës naftëmbajtëse kanë protestuar sërish para ambienteve të “Bankers Petroleum”, duke kërkuar pagesën e qirave të prapambetura për tokat e tyre. Protesta është zhvilluar nga banorë të Belinës, Marinëzës, Kallmit, Sheqishtës dhe Zharrëzës, të cilët pretendojnë se detyrimet për qiratë nuk janë shlyer që prej muajit mars.