Protestë para bashkisë Tiranë, Veliajt i japin "çmim" si dhunuesi i të varfërve

Protestë para bashkisë Tiranë, Veliajt i japin…

Protestë përpara Bashkisë Tiranë kundër dhunës ndaj ricikluesve dhe personave që mblidhen kanoçe dhe materiale në kosha e plehrave.

Disa aktivistë dhe qytetarët kanë protestuar para bashkisë, duke i dhuruar në mënyrë simbolike edhe një trofe si dhunës i të varfërve.

Kjo protestë vjen pas rastit të fundit ku policia bashkiake e Tiranës u filmua duke dhunuar një person nga komuniteti rom.

Më herët, delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë dënoi dhunën dhe përshëndeti nisjen e hetimeve nga ana e Avokatit të Popullit në lidhje me rastin e një romi grumbullues mbeturinash në Tiranë që u filmua nga një kalimtar ndërsa dy policë bashkiakë e dhunonin.

Policia bashkiake e Tiranës është shfaqur shpesh në median sociale duke keqtrajtuar qytetarë të ndryshëm, disave duke i bërtitur, të tjerëve duke u konfiskuar mjete të ndryshme tregtie, në kushte të paqarta ligjore.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit