Protestojnë krutanët: Rruga Thumanë-Kashar shkrin 1 000 biznese, s'na dëgjohen kërkesat

Protestojnë krutanët: Rruga Thumanë-Kashar shkrin 1 000…

Banorët e disa fshatrave në Krujë kanë dalë në protestë këtë të dielë, për të kundërshtuar mbylljen e bizneseve të tyre pranë autostradës së re Thumanë-Kashar e cila është në ndërtim.

Qytetarët mbajtën të bllokuar për disa orë aksin rrugor nga Fushë Kruja në Thumanë, teksa pretendojnë se me ndërtimin e autostradës së re shumë fshatra izolohen dhe rreth 1 000 biznese që ushtrojnë aktivitet në këtë aks falimentojnë! Kjo nuk është protesta e parë që mbajnë banorët të cilët preken nga ndërtimi i këij aksi, pasi ata më herët kanë kundërshtuar zhvendosjen e shtyllave të energjisë elektrike në pronat e tyre, dhe shpronësimin e tokës me një vlerë qesharake dhe jo vlerën e tregut.

Banorët gjithashtu thonë se autostrada u ndan fshatin nga fusha ku kanë tokat, dhe mungesa e nënkalimeve përgjatë aksit që është në ndërtim ua vështirëson punën për të shkuar dhe të punuar në fushë. Edhe pse kjo është hera e disatë që protestojnë, kërkesat e tyre nuk janë marrë aspak parasysh.

Pas protestës së sotme, ata paralajmërojnë se nëse sërish nuk marrin zgjidhje, do të dalin në protestë të hënën duke bllokuar mbikalimin e Fushë Krujës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit