Protestojnë përballë Kadastrës/ Banorët e Bërxullës: Po bëjnë sehir me gjakun dhe mundin tonë

Protestojnë përballë Kadastrës/ Banorët e Bërxullës: Po…

Prej javësh banorët e Bërxullës nuk i ndalin protestat për të mbrojtur pronat e tyre. Ditën e sotme ata po protestojnë përballë Kadastrës, nga ku shprehen se do të vazhdojnë çdo ditë derisa qeveria të ulet e të flas me ta.

Një prej tyre tha se Bashkia duhet të jetë në krah të qytetarëve dhe jo t’i injorojë ata. Më tutje ai shtoi se prishja e shtëpive është goditja e fundit për ta pas rritjes së shpejtë të çmimeve, të cilat janë të papërballueshme për qytetarët. Protestuesi tha se është e turpshme pasi ata brenda në Kadastër po jetojnë me gjakun e popullit.

Institucionet nuk po na japin zgjidhje, Bashkia duhet të na dalë në krah, duhet bërë leja e ndërtimit. Këto banorë që u shemben shtëpia duhet të kenë lejen e ndërtimit. Protestat tona nuk do ndalojnë, këto banorë janë në qiell të hapur. Ju e shihni sesi kanë shkuar çmimet, si ka mundësi është rritur me 10%, jam befasur kur 1 kile qepë ishte 130 lekë.

Duhen statistika fiktive, njerëzit sot nuk po hanë dot, nuk nxjerrin dot as bukën e gojës. Secili prej nesh jemi hallexhi, këto bëjnë sehir me gjakun tonë me mundin tonë, me fëmijët tonë që nesër do mbeten pa shtëpi”, tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit