Protestojnë punonjësit e nëntokës: Miratoni statusin e minatorit

Protestojnë punonjësit e nëntokës: Miratoni statusin e…

Minatorët e Shqipërisë mbajtën këtë të enjte (22 shkurt 2024) një protestë në Tiranë, ku kërkuan nga qeveria që t’i njohë ‘Statusin e Minatorit’.

Kjo është një kërkesë e bërë ndër vite nga ta, por asnjëherë nuk është marrë parasysh nga asnjë qeveri për t’u miratuar. Edhe pse kanë dhënë kontribut duke punuar në kushte të vështira për vite të tëra, minatorët tashmë të dalë në pension nuk trajtohen me një pagë të denjë. Njëri prej protestuesve tregoi për TVA se ka punuar 38-vite në minierë, dhe pensioni i tij është vetëm 230 mijë lekë të vjetra.

Në jemi minatorë, kemi dalë në këtë protestë që të na jepet statusi i minatorit. Kemi punuar gjithkund në Valias, në Bulqizë 38-vjet. Jo vetëm në tokë por edhe mbi tokë. Qeveria na ka dhënë vetëm një përqindje për vitet e nëntokës gjë tjetër jo! Ne kërkojmë ‘Statusin e Minatorit’ më tepër. Statusi na ndihmon për të marrë pension më të lartë, po nuk na e japin se e kemi kërkuar dhe më parë. Tani marrim 230 mijë lek pension me 38-vite punë shteti”, tha një prej minatorëve që ishin të pranishëm në protestë.

Kushtet në të cilat punonjësit e nëntokës ushtrojnë profesionin e tyre janë të mjerueshme dhe shumë të rrezikshme. Ndodh rëndom që minatorët të mos trajtohen me paga të mira për punën që bëjnë, gjë që ua vështirëson jetesën. Bulqiza është qyteti me aktivitetin më të madh minerar në vend, ku edhe pse është e ngritur mbi kodra me pasuri njerëzit jetojnë në varfëri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit