Proteston firma private, Shkodra pa transport urban për 24 orë: Kemi vështirësi financiare, largoni furgonët pa licencë! Bashkia: Zbatoni kontratën

Proteston firma private, Shkodra pa transport urban…

Qyteti i Shkodrës është zgjuar ditën e sotme pa transport urban e ndërsa qytetarët shkodranë këto 24 orë nuk do të kenë mundësi të përdorin autobusët. Burimet bëjnë me dije se një firmë private e transportit urban ka zhvilluar një grevë urie për 24 orë. Kjo protestë është zhvilluar me pretendimin se firma gjendet përballë vështirësive financiare. Përfaqësuesi i firmës private ka bërë një kërkesë zyrtare duke kërkuar nga shteti subvencionim pasi e kanë të përballojnë krizën ekonomike.

Me anë të një kërkese Shoqata e Transportit Urban kërkon nga qeveria shqiptare heqjen e akcizës ndërsa nga Bashkia e Shkodrës kërkojnë modernizimin e stacioneve urbane. Një apel linja e transportit ka edhe për Policinë të cilët i kërkojnë të luftojnë furgonët e palicencuar që sipas tyre iu ulin numrin e udhëtarëve që frekuentojnë linjën e tyre.

Ende nuk ka pasur një reagim nga Bashkia e Shkodrës në lidhje me këtë situatë dhe nuk dihet nëse ata do ta mbështesin në këtë krizë transportin urban. Por, burime bëjnë me dije se firma mund të përballet edhe me prishje të kontratës të shërbimit pasi në këto raste mund të shkelje të kontratës mes Bashkisë dhe operatorit në fjalë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit