Protestuan kundër vaksinimit dhe ndalimit të fishekzjarreve, policia plagos dy protestues në Roterdam

Protestuan kundër vaksinimit dhe ndalimit të fishekzjarreve,…

Në Roterdam situata është tejet e tensionuar, teksa policia në këtë vend ka qëlluar dhe ka plagosur të paktën dy persona pas agravimit të gjendjes. mësohet se protestuesit kanë protestuar dhunshëm, ndërsa kanë hedhur gurë dhe fishekzjarre ndaj punonjësve të policisë dhe u vunë flakën makinave të tyre.

Mësohet se qytetarët kanë protestuar kundër planeve të qeverisë për patentën e vaksinimit dhe ndalimin e fishekzjarreve në natën e Vitit të Ri. Sicc shihet edhe në foto, vendi është në kaos, ndërsa shihen makinat e djegura të policisë dhe protestuesit që i gjuanin me gurë policisë në rrugën kryesore tregtare të qytetit. Policia përdori një top uji për t’i shpërndarë ata. Holanda vendosi një bllokim të pjesshëm tre-javor të Covid javën e kaluar ndërsa rastet u rritën.

Burimi: BBCnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit