Po zhvillohet në Gjykatën e Tiranës seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 21 të arrestuarve pas protestës së zhvilluar të enjten e kaluar para Kuvendit, ku u shënuan tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë. Të arrestuarit janë paraqitur në sallë së bashku me avokatët e tyre, ndërsa jashtë gjykatës vijon prania e mbështetësve të tyre.
Gjatë seancës, një nga qytetarët e arrestuar, i cili vuan nga epilepsia, ka shfaqur probleme shëndetësore, duke bërë që në ambientet e gjykatës të ndërhyjë një autoambulancë me urgjencë. Gjendja e tij ka shkaktuar ndërprerje të përkohshme të procedurave, ndërsa shërbimet mjekësore po i japin ndihmën e nevojshme.
Prokuroria ka ngritur ndaj 21 të arrestuarve akuza për shtatë vepra penale, përfshirë shkatërrim prone, kundërshtim të punonjësit të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje të rendit dhe qetësisë publike, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme, mosbindje ndaj urdhrit të policisë dhe pengim të qarkullimit të mjeteve.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1916243142666851%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>