Qytetari te lokali u kap nga “Shqiponjat” pas thirrjes së Ballës në Kuvend

Qytetari te lokali u kap nga “Shqiponjat”…

Mbrëmjen e djeshme publikuam një ndërhyrje të forcave “Shqiponja” në ambientet e lokalit “Tajvan” në qendër të Tiranës, ku efektivët e policisë u panë duke hyrë në lokal dhe duke shoqëruar një person. Pamjet e siguruara dhe të dërguara nga qytetarët për JOQ Albania tregonin momentin e ndërhyrjes.

Mësohet se i arrestuari është lezhiani Anton Frroku. Emri i tij u përmend gjatë protestës nga kreu i grupit të socialistëve Taulant Balla, i cili pas seancës plenare, në oborrin e Parlamentit duke komentuar protestën, tha se Frroku prej vitesh është në kërkim nga Policia pasi dyshohet të ketë kryer veprën penale “dhunë në familje”.

“Protestuesi e vërteta ndahen në qytetarë që mbushin bulevardin dhe një grup persona me precedentë penalë. Kush bën dhunë është element me precedentë të rëndë kriminal. Njëri prej atyre që është në kërkim dhe Policia ende nuk e ka ndaluar, por nuk është arrestuar akoma. Është Anton Frroku që e thashë dhe në Kuvend”, tha Balla para gazetarëve.

Pas deklaratës së Ballës, policia është organizuar dhe ka bërë të mundur ndalimin e protestuesit, Anton Frroku. Ndërkohë në rrjet po qarkullon dhe një video e Frrokut, disa orë para arrestimit ku i ka kërkuar Ballës ta lërë të qetë, pasi ai nuk është në kërkim.

“O Tao më lër rehat, vidh ca dush ti ca pune ke me mua”, tha Frroku.

Ndërkohë policia ende nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me arrestimin e shtetait në fjalë dhe arsyen e prangosjes së tij.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1474273517783372%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit