Protestuesit bllokojnë rrugën mbi parkun Rinia, ulen këmbëkryq në asfalt dhe presin policinë me ovacione

Protestuesit bllokojnë rrugën mbi parkun Rinia, ulen…

Ndonëse pjesa më e madhe janë shpërndarë për shkak të orëve të gjata që kanë qëndruar pranë Teatrit, temperaturave të larta dhe lodhjes, një pjesë e protestuesve kanë qëndruar në bulevard.

Në imazhet e siguruara nga “BalkanWeb” protestuesit shihen të ulur këmbëkryq në rrugën mbi parkun “Rinia”. Kryesisht janë të rinj.

Sipas “BalkanWeb” drejtori i policisë së Tiranës Rebani Jaupaj ka dhënë urdhër që të lirohet rruga “Myslym Shyri” dhe në vazhdim por sapo kanë parë mjetet e policisë protestuesit janë mbledhur dhe janë ulur në tokë. Ndërkohë policia po negocion me protestuesit të cilët i kanë pritur me ovacione dhe kanë refuzuar t’i binden urdhrit të policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit