Protestuesit e Bërxullës: “Gener 2” po na shkatërron të mbjellat

Protestuesit e Bërxullës: “Gener 2” po na…

Prej muajsh vazhdojnë rezistencën dhe askush nuk i dëgjon. Sot banorët e Bërxullës po protestojnë para Kadastrës dhe njëri prej tyre ka kërkuar që Dallëndyshe Bici të ndalojë këtë projekt. Pasi, sipas tij firma “Gener 2” që ka fituar projektin po iu shkatërron të mbjellat me grurë.

Janë 13 hektarë tokë dhe 22 banesa që rrezikojnë të shemben, duke qenë se preken nga projekti i ndërtimit të rrugës. Të paktën të na vlerësojnë me çmimin e tregut, sot ne në fshatin Bërxullë janë me dhjetëra hektarë që nuk punohen. Sot firma e Gener 2 po prish parcela të gjitha të mbjella me grurë. Ato pasoja do i vuajnë të gjithë, sa më të bashkuar të jemi aq më të fituar do të jemi”, tha një banor.

Ata kërkojnë që pronat e tyre të vlerësohen me çmimin e tregut sipas ligjit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit