Protestuesit e klimës hedhin supë mbi pikturën e Mona Lisës

Protestuesit e klimës hedhin supë mbi pikturën…

Protestuesit e klimës kanë hedhur supë në pikturën e Mona Lisës të mbrojtur nga xhami në Francë. Ata kanë bërë thirrje për ushqim të shëndetshëm dhe për një sistem ushqimor që mbron mjedisin.

Piktura e shekullit të 16-të nga Leonardo da Vinci është një nga veprat më të famshme të artit në botë dhe mbahet në Luvrin në qendër të Parisit. Piktura është e mbrojtur me xham antiplumb dhe nuk ka gjasa të jetë dëmtuar.

Video tregon dy protestuese femra të veshura me bluza që shkruanin ‘kundërsulm ushqimor’ duke hedhur supë drejt pikturës. Më pas ato qëndrojnë përpara pikturës duke thënë “Çfarë është më e rëndësishme? Arti apo e drejta për ushqim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm?”

Një grup i quajtur Riposte Alimentaire mori përgjegjësinë për veprimin në Muzeun e Luvrit.

Në një deklaratë aktivistet thanë se hedhja e supës shënoi fillimin e një fushate të rezistencës civile me kërkesën e qartë për të siguruar shoqërinë të konsumojnë ushqim të qëndrueshëm.

Rachida Dati Ministrja e Kulturës e Francës tha se asnjë shkak nuk mund të justifikojë shënjestrimin e Mona Lizës.

Mona Lisa ka qenë pas xhamit të sigurisë që nga fillimi i viteve 1950 kur u dëmtua nga një vizitor që hodhi acid mbi të. Në vitin 2019 zyrtarë të muzeut thanë se kishin instaluar një formë më transparente xhami antiplumb për ta mbrojtur atë. Në vitin 2022 një aktivist hodhi tortë në pikturë duke u kërkuar njerëzve të mendojnë për Tokën.

Piktura u vodh nga Muzeu i Luvrit në vitin 1911, duke shkaktuar një reagim ndërkombëtar. Vincenzo Peruggia një punonjës i muzeut më të vizituar në botë u fsheh në një dollap gjatë natës për të marrë pikturën.

Ajo u gjet dy vjet më vonë kur ai u përpoq t’ja shiste një tregtar që merrej me sendet antike në Firence në Itali.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit