Situata para Parlamentit është tensionuar, ku janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Efektivët kanë ndërhyrë për të krijuar korridor dhe për të hapur rrugën e automjeteve të zyrtarëve që po largoheshin nga godina e Kuvendit.
Në një prej momenteve, policia ka shtyrë protestuesit gjatë kalimit të automjetit të zv.kryeministres Albana Koçiu, ndërsa disa protestues kanë hedhur vezë në drejtim të makinës. Ngjarja ka ndodhur në mes të një atmosfere të ndezur proteste jashtë Kuvendit.
Kjo situatë është përsëritur edhe në raste të tjera, sa herë automjetet e ministrave dhe zyrtarëve dalin nga Parlamenti, ku protestuesit kanë përdorur vezë dhe shishe uji si formë reagimi simbolik kundër tyre.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2422095351614196%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>