Protestuesit gjuajnë me vezë autobusin e Tufinës

Protestuesit gjuajnë me vezë autobusin e Tufinës

Një grup protestuesish të mbledhur para Komisariatit nr. 4 është përplasur fizikisht me shoferin dhe faturinon e një autobusi që po kalonte në zonë, duke shkaktuar tension në rrugë.

Sipas pamjeve të bëra publike, protestuesit kanë sulmuar mjetin e linjës së Tufinës, duke e goditur me shishe uji dhe sende të forta ndërsa autobusi po kalonte pranë turmës së grumbulluar.

Mësohet se incidenti ka ndodhur në kohën kur protesta po zhvillohej paralelisht me kërkesat për lirimin e personave të shoqëruar gjatë tubimit para Kuvendit, duke përshkallëzuar situatën në zonë.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1019905041086699%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit